Vala e të nxehtit ka pushtuar kontinentin europian këtë javë. Në shtete, si Greqi, Kroaci, Itali, Spanjë dhe Turqi temperaturat kanë arritur mbi 40 gradë celsius, ndërkohë që pritet rritje më e madhe në ditët në vijim. Në Itali, shërbimet meteorologjike parashikojnë temperatura deri në 45 gradë në qytete si Romë, Bolonja, Firence.