Një ditë më parë në studion e Shqipëria Live Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja deklaroi në Shqipëria Live se deri më sot autoshkollat në Shqipëri nuk e kanë zbatuar rregulloren që kursi i patentave të jetë në total me 70 orë praktikë dhe teori. Sipas tij autoshkollat kanë dhënë patentat me një çmim më të lirë se sa e përcakton rregullorja, duke anashkaluar një pjesë të mirë të orëve mësimore. Gazetare: Ema Shazivari Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj