Deri në këto momente, Shqipëria mbetet e paprekur nga koronavirusi i ri COVID-19. Në komunikimin e përditshëm me median, përfaqësuesja e Task-Forcës së ngritur nga Ministrja Manastirliu, deklaroi se 3 persona të dyshuar që u testuan mbrëmjen e djeshme në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, rezultuan negative.