Në këtë episod të për'puthen do të ndiqni fundin e takimit të Andreas me Rebekën, takim i shkuar keq, por me një mbyllje të ëmbël e premtim për një takim tjetër në studio. Në një përballje mes Ardit, Andreas e Rebekës duket se janë nxehur gjakrat mes Ardit e Zhaklinës e cila akuzon Rebekën që s'reagon ndaj të vëllait, e të mbajë këtë të fundit larg marrëdhënieve të saj personale. Dyshime të ngritura nga Ardi për një konkurrent të programit. Cili nga djemtë e ka ngacmuar seksualisht atë? Për'puthen, reality show më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri. Djem dhe vajza të reja, në prezencën e kamerave dhe syrit të publikut përjetojnë flirtet, pëlqimet, xhelozitë, intrigat, lidhjet e dashurisë dhe emocionet më të sinqerta. Programi i përditshëm që pasqyron një pjesë të realitetit shqipar, është kthyer tashmë në fenomen me mbi 1 miliardë klikime. Çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 18:15 Autore: Eralda Kenaj Moderatore: Megi Pojani Opinionistë: Arjon Muça, Zhaklin Lekatari