Shembja e segmentit Librazhd–Qafë Thanë, pjesë e Lotit 4 të aksit kombëtar, ka izoluar juglindjen e vendit për ditë me radhë. Një projekt me vlerë miliona euro u përball me çarje fillestare, ndërhyrje emergjente dhe më pas me shembje të plotë të segmentit alternativ. Pamjet me dron tregojnë gërryerjen e lumit, rrëshqitje masive dheu dhe dëmtime në infrastrukturë. Gjeologu Sazan Guri e cilëson situatën “katastrofë të paralajmëruar”, ndërsa institucionet deklarojnë se gërryerjet kanë qenë brenda koordinatave të lejuara. Shembja e segmentit Librazhd–Qafë Thanë ka ngritur dyshime të forta mbi cilësinë e studimeve, kontrollin institucional dhe mënyrën e zbatimit të një projekti me vlerë miliona euro.