Një ditë pas takimit të kryeministrit me kryetarët e bashkive, ku kreu i qeverisë shprehu kritika veçanërisht për menaxhimin e emergjencave civile; diskutojmë në Top Talk me Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv i “Instituti për Bashkitë e Shqipërisë” dhe Adelina Farrici, Drejtoreshë Ekzekutive e “Shoqata për Autonomi Vendore”. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni