Në sistemin shëndetësor në Shqipëri, përballemi shpesh me vdekje të pacientëve si pasojë e mjekimeve të gabuara, por askush nuk flet për mungesën e protokolleve mjekësore… Pacientët shqiptarë trajtohen mbi improvizimin dhe eksperiencën, jo mbi dokumente apo korniza juridike detyruese, duke i ikur përgjegjësisë në rastet fatale në sistem. Mungesa e mekanizmit ligjor të protokolleve, zhbën përgjegjsinë e trajtimit të pacientit duke e çuar atë drejt privatëve. Nga protokollet e munguara, tek paketat shëndetësore: orientimi i miliona eurove drejt rrjetit të spitaleve Amerikane dhe Hygeia që kontrollohen nga një dorë: Klodian Alajbeu…