Lufta brutale e drogës në Meksikë, merr me mijëra jetë njerëzish cdo vit ndërsa grupet e fuqishme të trafikut, luftojnë për territore dhe ndikim. Këto kartele, kontrollojnë zona të gjera të vendit dhe janë përgjegjëse për korrupsionin politik, vrasje dhe rrëmbime... Por, cilat grupe janë më të fuqishmit..? Karteli i Sinaloas, kontrollon pjesën më të madhe të meksikës veriperëndimore. Qeveria amerikane e ka cilësuar kartelin sinaloa si një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës, në botë. Themeluar në fund të viteve 1980, ai për shumë vite është udhëgequr nga lordi famëkeq i drogës, Joaquin El Chapo Guzman, ose ‘shkurtabiqi’, që dikur klasifikohej edhe si një nga njerëzit më të pasur të botës. Jeta e tij dhe perandoria e pamatë e trafikut të drogës, kanë qenë subjekt i shumë librave dhe serialeve televizive. Nën udhëheqjen e tij, karteli mori reputacionin e ashpër për dhunë dhe ka luftuar egërsisht me disa grupe rivale. Kartelet meksikane, përplasen shpesh me njëri tjetrin, por duhet pranuar edhe se mund të krijojnë aleanca strategjike po ashtu. Sinaloa u bë furnizuesi më i madh me droga në SHBA gjatë mbretërimit të gjatë të El Chapos, thonë zyrtarët. Karteli rrëmbente, torturonte dhe masakronte anëtarët e grupeve rivale kriminale. Ai po ashtu kishte akses në arsenale të stërmëdha armësh, përfshirë granatalëshues ndërsa Guzman kishte një kallashnikov të larë me ar. Por, në korrik 2019, lordi i drogës u dënua me burg të përjetshëm në shtetet e bashkuara të amerikës, pas një prej gjyqeve të profilit më të lartë në historinë moderne të vendit. Prokurorët thanë se Guzman kishte trafikuar kokainë, heroinë dhe marijuanë dhe kishte krijuar një rrjet trafikantësh, rrëmbyesish dhe vrasësish në listën e tij të pagave. Burgosja e tij coi në një rritje të dhunës në rajon pasi grupet e tjera tentuan të përfitonin nga mundësia. Por, pavarësisht kësaj, Karteli i Sinaloas, mbetet jashtëzakonisht i fuqishëm. Ai vazhdon të dominojë edhe sot meksikën veri perëndimore dhe raportohet se ka një prani të shtuar në qytete që variojnë nga Buenos Aires deri në Nju Jork. Karteli po ashtu vazhdon të bëjë miliarda dollarë nga trafiku i paligjshëm i narkotikëve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Evropës dhe Azisë, thonë ekspertët. E ndërsa lideri i hershëm i tij tani është pas hekurave, thuhet se karteli kontrollohet pjesërisht nga djali i Guzman, Ovidio Guzman LOpez.