Prolapsi i valvulës mitrale ndodh në shumë pacientë dhe shpeshherë jep simptoma sikur jemi duke vuajtur nga ankthi apo probleme të tjera të shëndetit mendor. Madje kjo mund të çojë edhe në një mjekim ndoshta të gabuar, ku pacientët marrin antidepresantë për t’u qetësuar, kur në fakt problematika i vjen nga zemra. Si mund ta kuptojmë dhe çfarë duhet të bëjmë? Si trajtohet kjo problematikë? I ftuar: Prof. Dr. Spiro Qirko, kardiolog