Abuzimi me cilësinë e karburanteve është e njëjtë me informalitetin fiskal thotë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Madje, sipas saj, të dyja shkeljet janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Balluku lajmëroi një aksion të gjerë për kontrollin e cilësisë së karburanteve, dhe kërcënoi me vendosje gjobash deri në mbyllje aktiviteti.