"Breaking" është emisioni më i ri informativ në Top News, që do t’i mundësojë publikut shqiptar marrjen e informacionit në një kohë sa më reale. Çdo ditë nga e hëna në të premte ora 09:00-12:00, në një transmentin maratonë me moderatoren Elisa Gjerani publiku do të ketë mundësi të njihet me të rejat më të fundit në vendin tonë, rajoni dhe bota. Në këtë hapësirë televizive do të mundësohen lidhje me analistë, politikanë, ekspertë dhe gazetarë të terrenit për të komentuar zhvillimet e fundit politike, sociale, kronikë, aktualitet etj.