Një 24 vjeçar, i quajtur Komrom Zukhurov dhe me origjinë nga Taxhikistani, mbrëmjen e së enjtes, u vu në pranga nga policia, në Bulevardin Zogu i Parë në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga gjykata federale në Karlsruhe të Gjermanisë pasi ai dyshohet si anëtar dhe pjesëmarrës në një organizatë të huaj terroriste e themeleuar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të ISIS.