Mbi këtë hotel në Tushemisht të Pogradecit vetëm në një javë u kryen dy atentate. I pari në datën 1 gusht ku atentatorët tentuan të qëllonin djalin e pronarit të hotelit, Jetmir Muçollarit por iu bllokua arma kallashnikov. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin e sulmit. Ndërsa atentati i dytë ndodhi në datën 8 ku ndaj hotelit me dhjetra pushues dhe makinave në parkim u lëshuan 100 plumba kallashnikovi.