Në qytetin e Vlorës janë sekuestruar pak çaste më parë rreth 10 ton drogë. Operacioni masiv në zonën e Babicës së Vogël, 10 kilometra larg qytetit dhe në afërsi të varrezave, po zhvillohet nga antidroga, policia e Vlorës dhe Sektori i Krimeve të Rënda.