4 raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit janë goditur në saj të operacionit Perimetri. 6 persona ranë në pranga pasi u kapën duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm,. Ndërkohë njëri prej të arrestuarve gjatë ndjekjes, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, si edhe shpallet në kërkim 1 bashkëpunëtor tjetër. Njoftimi Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”.