Xhelal Mziu, një nga eksponentët e PD-së, tashmë synon karrigen e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, duke kandiduar në Dibër, ku dhe është drejtuesi politik I Qarkut. Nga eksperienca në pushtetin vendor me drejtimin e Kamzës për tre mandate, ai tani synon që të ndryshojë Dibrën, duke evidentuar problematikat e qarkut dhe duke ofruar zgjidhje për zhvillimin e zonës.