Kandidati per kandidat- Arben Cejku – Vitrina e librit
25/01/2026 20:30

Eshtë vlerësuar si një libër satirik, që gërvisht realitetin e vrazhdë politik në të cilin jetojmë. Fabula është e njohur në mjedisin shqiptar por mënyra si e ka struktuar autori është e vecantë… një kandidat që mbetet vetëm një kandidat për të hyrë në politikë sepse idealizmat në këtë vend nëpërkëmben dhe humbasin si bora në shi.. Armand V- Dag Solstad; Autori i shkëlqyer norvegjez Solstad duket se na risjell një stil të ri në prozë, me romanin e tij me titull “Armand V.” Nëpërmjet disa shënimeve të mbajtura në kohë aty -këtu, Solstad ndjek protagonistin e tij, një ambasador në shërbimin e jashtëm të Norvegjisë në kryeqytete si Oslo, Kajro, Jordani, Budapest, Madrid dhe së fundmi në Londër, atje ku dhe arriti kulmin e karrierës së tij. Ky diplomat kishte një talent të pashembullt për të zotëruar lojra diplomatike për cdo vend të vogël ku shërbente.

DIGITALB DIGITALB