Nga Amerika rikthehet në vendlindjen e tij Shkodër, ku në zgjedhjet e 25 prillit synon të marrë një mandat deputeti në parlamentit shqiptar. Ai është Fabio Martini dhe ka zgjedhur të përfaqësojë Partinë Social Demokrate në këtë garë elektorale. Në këtë episod të Kandidatit, do të zbulojmë pikërisht pse ai vendosi që të lerë SHBA dhe të rikthehet në Shqipëri dhe pse synon t’i hyjë politikës, një fushë krejt tjetër nga bagazhi i tij akademik, qëështë biznesi dhe financa si dhe nga pozicionet e punës që deri më sot ai ka mbajtur në korporata të ndryshme Amerikane.