Kur na ndajnë vetëm 5 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, Top Channel shumë shpejt do të sjell në ekranin e të gjithë shqiptarëve programin Kandidati. Nën moderimin e Eno Popit, ky emision do t’u japë mundësi të gjithë kandidatëve për deputet që duan të shfaqin profilin e tyre të panjohur dhe se çfarë i lidh ata me zonën ku do të kandidojnë.