Gjithmonë dhe më shumë shpresohet që trajtimet e sëmundjeve kancerogjene të gjejnë zhvillim në terapi sa më të reja, shpikje shkencore të cilat fitojnë mbi sëmundjen. Në vitin 2014, Dr. Bregu realizoi për herë të paë në Shqipëri, teknikën avangarde të radioterapisë, atë të IMRT-së, me anë të së cilës ka arritur të trajtojë në mënyrë të suksesshme raste me tipe të ndryshme kanceri. Ai sot do të na tregojë sa ka evoluar trajtimi i sëmundjeve kancerogjene në vendin tonë.