32-vjecari Armando Ndreca, vëllai i deputetit socialist të qarkut të Lezhës, Eduard Ndreca u ndalua mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Lezhës nga policia me dyshimin se është përfshirë në kultivimin e kanabisit. Ai ndodhet në paraburgim, në ambientet e komisariatit, pavarësisht që gjatë marrjes në pyetje, vëllai i deputetit ka deklaruar se nuk ka lidhje me drogën. Ndalimi i vëllait të deputetit socialist erdhi pas një hetimi disamujor të Policisë së Lezhës për kultivimin e kanabisit në pyjet e Kashnjetit. Policia ndërhyri të mërkurën dhe arrestoi në flagrancë kunatin e Armando Ndrecës, Armel Nikdukajn, 27 vjeç dhe shokun e tij Elvis Shpellzai 28 vjeç. Si Nikdukaj ashtu dhe Shpellzai u kapën në stanin që kishin shndërruar në shtëpi bari. Gazetar: Kristo Kote