Mosplotësimi i dokumentacioneve për licencimet e klubeve shkakton kaosin e kampionatit shqiptar të futbollit. Tashmë është zyrtare: shtyhet hedhja e shortit për kalendarin dhe për pasojë edhe fillimi i sezonit të ri 2011-2012, i cili është programuar të nisë më 24 gusht.