Kamila u shpreh dhe në studio që ndihej e fyer ndaj veprimit të Laurës dhe Arbit në takimin e saj. Kamila duket se është lënduar nga djali që ajo pëlqente. Megjithatë Kamila u tërhoq plotësisht nga pëlqimi që ka për Arbin dhe i uron Laurës dhe Arbit sa më shumë dashuri. Për'puthen, reality show më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri. Djem dhe vajza të reja, në prezencën e kamerave dhe syrit të publikut përjetojnë flirtet, pëlqimet, xhelozitë, intrigat, lidhjet e dashurisë dhe emocionet më të sinqerta. Programi i përditshëm që pasqyron një pjesë të realitetit shqipar, është kthyer tashmë në fenomen me mbi 1 miliardë klikime. Autore: Olsa Muhameti Moderatore: Bora Zemani Opinionist: Arjan Konomi