Një atentat i frikshëm me prapavije të forte kriminale ndodhi ditën e djeshme në rrethrrotullimin e Rinasit. Gilmando Dani mbeti i vrarë në vend, ndërsa i plagosur është shoferi i automjetit, Muçi Shaljani (Sheqeri), ky i fundit punonjës në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore. Dani kishte lënë qelinë në tetorin e 2024 dhe në momentin e ngjarjes ishte duke u kthyer nga Barcelona. Ndërkohë, për tu theksuar Gilmando Dani u ka shpëtuar dy atentateve në vitin 2011 dhe 2015.