Në këtë episod të Për’puthen do të ndiqni vetëm njërën nga pjesët e takimit të dytë të Emit me Adoron, për shkak se prej një gjuhe banale, të patolerueshme, Adoro është përjashtuar menjëherë nga programi. Çfarë ndodhi mes tij dhe Emit? Çfarë tha ai në studio, që bëri Megin të thërriste menjëherë sigurimin? Për'puthen, reality show më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri. Djem dhe vajza të reja, në prezencën e kamerave dhe syrit të publikut përjetojnë flirtet, pëlqimet, xhelozitë, intrigat, lidhjet e dashurisë dhe emocionet më të sinqerta. Programi i përditshëm që pasqyron një pjesë të realitetit shqipar, është kthyer tashmë në fenomen me mbi 1 miliardë klikime. Çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 18:15 Autore: Eralda Kenaj Moderatore: Megi Pojani Opinionistë: Arjon Muça, Zhaklin Lekatari