“Kam folur edhe me PD”, Hasimja tregon negociatat. Dudushi: Nuk të uroj, PD e papërgatitur
01/10/2025 22:57

Gjashte bashki në vend do të mbajnë zgjedhje të pjesshme më 9 nëntor. Vendimi është zyrtarizuar nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili ka dekretuar datën pas kërkesave dhe konsultimeve institucionale. Në qendër të vëmendjes është Bashkia e Tiranës, për të cilën kreu i shtetit ka sqaruar edhe pozitën ligjore, megjithëse ish-kryebashkiaku i Tiranës është ankuar në Gjykatën Kushtetutese. Sipas tij qeveria për ta shkarkuar i është referuar nenit 115 të Kushtetutës që ka të bëjë me “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”. Duke iu referuar këtij neni, sipas Presidentit, nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ, ku nuk ka pasur ndonjë ankesë nga Erion Veliaj. Në Tiranë gara pritet të jetë jo vetëm politike, por edhe simbolike, për vetë peshën që ka kryeqyteti në hartën vendore dhe kombëtare. Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, ndryshe nga Tirana. Kryeqyteti, si bashkia më e madhe dhe më e populluar në vend, do të jetë fushëbeteja më intensive. Teksa Partia Socialiste e ka vendosur Ogerta Manastirliun si kandidate të saj, opozita është tashmë në fazën e diskutimeve të brendshme për kandidaturat, ndërsa gara pritet të testojë jo vetëm preferencat e qytetarëve, por edhe drejtimin e fushatës në nivel kombëtar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë kalendarin e detajuar të procesit në ditët në vijim, ndërsa fushata pritet të nisë zyrtarisht këto ditë. Deri atëherë, partitë politike do të kenë përpara një garë të brendshme po aq intensive sa edhe ajo me kundërshtarët në terren. Por në një qytet ku betejat politike shpesh errësojnë hallet reale të njerëzve, a do të jenë këto zgjedhje një mundësi për ndryshim apo një përsëritje e të njëjtës lojë politike?

Fishekzjarre në burg! S’ka zgjedhje në Tiranë! Çfarë ndodhi mes Ramës dhe Veliajt në gjykatë?
03/11 23:11
“Rama do Berishën, Berisha do Ramën”, Curri ndërpret Balën: Pse bëni sikur nuk e besoni?!
03/11 22:48
“SPAK mund të dalë 5-0”, Hoxha zbulon rrezikun e dështimit të Dumanit me gjykatën
03/11 22:44
Çfarë do të ndodhë pas largimit të Dumanit?! Qyno tregon si u kërkon llogari prokurorëve të SPAK
03/11 22:38
Fishekzjarre e festë në burgun e Durrësit për Veliajn, Curri: Pijnë shampanjë, fishekzjarre bashkie
03/11 22:34
“Ku janë paratë?!”, Bala: S’ka asnjë të dënuar për korrupsion, pse e ndërtuam SPAK?!
03/11 22:30
“Rama u bë si Berisha”, Bala me deklaratë të fortë: Kush po dënohet për korrupsion nga SPAK?!
03/11 22:17
“Edi Rama regjisor i dramës së Erion Veliajt”, analiza e Currit shokon studion: Ndryshoj me minuta, jo muaj
03/11 22:11
Qyno përplaset me Currin për Presidentin: E dua Bajram Begajn, ju nxorri nga narkoza
03/11 22:09
Çfarë paralajmëron Karamuço për gjyqet që mund të humbasë SPAK? Po sjell precedent të rrezikshëm
03/11 21:56
Erion Veliaj ka një shpresë të madhe! Anila Hoxha: Vetëm një gjykatë mund ta nxjerrë të lirë…
03/11 21:55
“Rama e ka ditur që do arrestohej Veliaj?”, gazetari kundër të gjithëve: Seriozisht e keni ju?!
03/11 21:38
“Rama humbi sërish Tiranën”, gazetari Bala: Veliaj hapi sytë se s’ishte Zoti, Rama dhe ai s’kanë miq
03/11 21:29
Kë preferon Rama në PS? Curri analizë për konfliktin me Veliajn dhe prapaskena e votave
03/11 21:27
“Erion Veliaj në konflikt të hapur me Edi Ramën”, Anila Basha zbulon prapaskenat brenda PS
03/11 21:26
Gjykata “i jep” Erion Veliajt sërish Tiranën, Grida Duma flet për gjestet dhe gjuhën në gjykatë
03/11 21:26
“Me plot difekte, por ta mbajmë mend për të mira”, njerëzit kujtojnë Fatos Nanon
03/11 21:23
“Mos të kemi agresivitet”, ish këshilltari i Nanos, Aldrin Dalipi: Ka qene një shkollë për mua
03/11 21:22
“Reformoi PS në ndërrimin e sistemeve”, Ylli Bufi: Vepronim në unison
03/11 21:21
“Kemi ndarë dhe gotën e mirë të verës”, Paskal Milo kujton këshillat e Fatos Nanos
03/11 21:20
BILETA Portokalli - Bileta