Qytetarët shqiptarë nuk po e shohin më kursimin gjatë gjithë jetës si një opsion praktik për të blerë apo ndërtuar një shtëpi. Zgjidhjen, ata e kanë gjetur te marrja e kredive në bankat e nivelit të dytë, për tu pajisur me një apo më shumë apartamente. Pranë sektorit banker, në gjysmën e dytë të këtij viti janë marrë rreth 35,300 kredi për shtëpi. Ndërsa sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në tre vitet e fundit numri i kredive për shtëpi është rritur me 19% ose rreth 5600 kredi më shumë. Vrojtimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rreth 40% e blerjeve në tregun e pronave financohen me kredi bankare. Gazetar: Kristo Kote