Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë tha se edhe 108 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri, duke çuar në 1,016 numrin e viktimave në këtë vend. Sipas zyrtarëve, tani janë 42,638 raste të infektuara me koronavirus në gjithë territorin e Kinës. Në provincën Hubei, që është epiqendër e epidemisë, 103 njerëz kanë vdekur dhe 2,097 raste janë të prekura, tha të martën Komisioni Shëndetësor. Jashtë Kinës janë raportuar 319 raste me koronavirus në 24 vende. Organizata Botërore e Shëndetësisë i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos lejojë që epidemia të dalë jashtë kontrollit.