Në pikëkalimin e Kakavijës vijon edhe në këto momente përpunimi i mjeteve që prisnin në radhë prej disa ditësh. Pak orë më parë autoritetet greke vendosën vijimin e punës për të mundësuar hyrjen në Greqi për ata që prisnin në radhë, ndërsa autoritetet shqiptare prej orës 20:00 morën masa që kjo radhë të mos shtohej me mjete të tjera.