Kryeministri Edi Rama 'tronditi' Asamblenë e Partisë Socialiste duke shpallur emrat e kabinetit të ri qeveritar pa asnjë paralajmërim apo proces konsultimi. Gjithashtu ai shpalli kandidaturën për kryetar të Bashkisë Tiranë si dhe kreun e Kuvendit. Deputetët dhe anëtarët e strukturave mbetën të habitur, teksa lista u komunikua nga Kryeministri Rama.