Një 23-vjeçare është paraqitur mëngjesin e djeshme pranë maternitetit të Durrësit, ku kishte planifikuar të linde foshnjën e saj dhe më pas ta braktiste atë në këtë institucion. Nga informacionet paraprake, gruaja e re ka pretenduar se partneri i saj ishte larguar drejt Italisë dhe në kushtet ku ishte e vetme dhe në pamundësi ekonomike, e kishte të pamundur ta rriste e vetme fëmijën e saj. Gazetar: Gerald Qerimi