Shqipërinë e ndajnë 10 ditë nga zgjedhjet e 11 majit dhe politika është e gjitha nën ethet e fushatës dhe kalkulimeve për vota, influenca, ndikime politike kudo ku prodhohet rezultat. Falë ndryshimeve të fundit në Kodin Zgjedhor me miratimin e një marrëveshjeje mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, në këto zgjedhje 2/3 e listave të kandidatëve të jenë të hapura, ndërsa 1/3 do të mbeten të mbyllura. Kjo risi solli edhe sfida të reja për kandidatët, veçanërisht ata në listat e hapura, të cilët që nga shpallja e listave iu desh të të angazhohen në fushata më intensive dhe të personalizuara për të fituar mbështetjen e votuesve. Qarku i Tiranës pritet të jetë një nga zonat më të nxehta të garës elektorale si mazhorancën ashtu edhe për opozitën. Partia Demokratike ka përfshirë në listat e saj emra të njohur si Jorida Tabaku, Ilda Zhulali dhe Dhurata Çupi. Këta kandidatë, duke qenë në listat e hapura, janë të detyruar të zhvillojnë fushata të fuqishme për të siguruar votat e nevojshme. Për më tepër, përfshirja e diasporës në votim për herë të parë shton një dimension të ri në strategjitë e fushatës, duke kërkuar nga kandidatët të adresojnë edhe nevojat dhe shqetësimet e shqiptarëve jashtë vendit. Por si ja kanë dalë deri në këtë pikë të fushatës gratë që janë në garë në këto zgjedhje? A do të jetë një parlament më i mirë apo më i keq ai që do të dalë pas zgjedhjeve të 11 majit? Përse është folur kaq pak për politikë në këto zgjedhje? Cili është objektivi real i opozitës në këto zgjedhje?