Një 28-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. I riu me iniciale A. Gj mësohet se ka debatuar me të dashurën më pas sherri ka agravuar në dhunë fizike dhe më pas seksuale. Vajza u dërgua në spital nga vetë djali pasi u ndje keq dhe aty është pyetur për shenjat e dhunës në fytyrë nga mjekët, të cilët sinjalizuan policinë. Gjatë kontrollit të banesës policia konstatoi njolla gjaku dhe kanabis sattiva. Gazetare: Luçiana Hulej