Mikele është një djalë 9 vjeç dhe ka lindur me sëmundjen e paralizës cerebrale. Në këto vite jeta e tij dhe e familjes së tij ka qenë mjaft e vështirë, si nga ana emocionale edhe nga ana financiare. Për të mbijetuar atij i duhej të bëjë shumë terapi, të cilat janë të kushtueshme dhe shpesh nuk gjenden në spitalet shtetërore.