“Ju duket se deti bëhet beton”, pronari i JetSkive: Pasoja vjen nga goditja mbi mjetin lundrues
26/06/2025 23:02

Ishte një pasdite qershori me diell në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, kur çifti britanik Vera Baume dhe Sylvester Obeng që kishte ardhur për pushime në Shqipëri, nuk priste që adrenalina e një xhiroje me jetski të përfundonte tragjikisht. Njëri prej tyre humbi jetën, tjetri ndodhet ende në gjendje kritike. Aksidenti është i fundit në një varg incidentesh që po kthejnë mjetet lundruese në makthin e bregdetit shqiptar. Sipas të dhënave të policisë kufitare dhe raportimeve në media, gjatë dy viteve të fundit janë regjistruar të paktën 6 aksidente të rënda me mjete lundruese, kryesisht jetski, përgjatë bregdetit nga Velipoja në Ksamil. Rasti më i rëndë është ai i humbjes tragjike të jetës së 5-vjeçares Jonada Avdia tri vite më parë. Ngjarja solli reagim të fortë të shoqërisë, çka solli dhe ndryshim të menjëhershëm të rregullores. Por sa vlerë patën këto ndryshime në letër? Vetëm një vit më pas një tjetër ngjarje e rëndë u shënua, ku një adoleshent 16-vjeçar në Llaman humbi jetën gjatë përplasjes me një tjetër jetski, ndërsa një tjetër i së njëjtës moshë në Himarë u plagos rëndë dhe u transportua me helikopter drejt Tiranës. Në të gjitha rastet, faktorët përsëriten: mjetet drejtohen nga të mitur, pa leje drejtimi, pa pajisje sigurie, ose në afërsi të zonave të notit. Jo rrallëherë kanë qarkulluar edhe pamje të rrezikshmërisë së manovrave në ujë, e ndonjëherë shumë afër plazhistëve. Në vitin 2020, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim të posaçëm që detyron operatorët turistikë të sigurojnë: leje për drejtuesin e mjetit, përdorimin e pajisjeve mbrojtëse (jeleku i shpëtimit, kokorja, dorezat, etj), respektimin e distancës minimale prej 300 metrash nga zona e notit.

Fishekzjarre në burg! S’ka zgjedhje në Tiranë! Çfarë ndodhi mes Ramës dhe Veliajt në gjykatë?
03/11 23:11
“Rama do Berishën, Berisha do Ramën”, Curri ndërpret Balën: Pse bëni sikur nuk e besoni?!
03/11 22:48
“SPAK mund të dalë 5-0”, Hoxha zbulon rrezikun e dështimit të Dumanit me gjykatën
03/11 22:44
Çfarë do të ndodhë pas largimit të Dumanit?! Qyno tregon si u kërkon llogari prokurorëve të SPAK
03/11 22:38
Fishekzjarre e festë në burgun e Durrësit për Veliajn, Curri: Pijnë shampanjë, fishekzjarre bashkie
03/11 22:34
“Ku janë paratë?!”, Bala: S’ka asnjë të dënuar për korrupsion, pse e ndërtuam SPAK?!
03/11 22:30
“Rama u bë si Berisha”, Bala me deklaratë të fortë: Kush po dënohet për korrupsion nga SPAK?!
03/11 22:17
“Edi Rama regjisor i dramës së Erion Veliajt”, analiza e Currit shokon studion: Ndryshoj me minuta, jo muaj
03/11 22:11
Qyno përplaset me Currin për Presidentin: E dua Bajram Begajn, ju nxorri nga narkoza
03/11 22:09
Çfarë paralajmëron Karamuço për gjyqet që mund të humbasë SPAK? Po sjell precedent të rrezikshëm
03/11 21:56
Erion Veliaj ka një shpresë të madhe! Anila Hoxha: Vetëm një gjykatë mund ta nxjerrë të lirë…
03/11 21:55
“Rama e ka ditur që do arrestohej Veliaj?”, gazetari kundër të gjithëve: Seriozisht e keni ju?!
03/11 21:38
“Rama humbi sërish Tiranën”, gazetari Bala: Veliaj hapi sytë se s’ishte Zoti, Rama dhe ai s’kanë miq
03/11 21:29
Kë preferon Rama në PS? Curri analizë për konfliktin me Veliajn dhe prapaskena e votave
03/11 21:27
“Erion Veliaj në konflikt të hapur me Edi Ramën”, Anila Basha zbulon prapaskenat brenda PS
03/11 21:26
Gjykata “i jep” Erion Veliajt sërish Tiranën, Grida Duma flet për gjestet dhe gjuhën në gjykatë
03/11 21:26
“Me plot difekte, por ta mbajmë mend për të mira”, njerëzit kujtojnë Fatos Nanon
03/11 21:23
“Mos të kemi agresivitet”, ish këshilltari i Nanos, Aldrin Dalipi: Ka qene një shkollë për mua
03/11 21:22
“Reformoi PS në ndërrimin e sistemeve”, Ylli Bufi: Vepronim në unison
03/11 21:21
“Kemi ndarë dhe gotën e mirë të verës”, Paskal Milo kujton këshillat e Fatos Nanos
03/11 21:20
BILETA Portokalli - Bileta