Sulmet në zemër nuk kursen asnjë as të moshuar, as të rinj, as të njohur. Gerti Bogdani, Artur Zheji, Shpat Kasapi e emra të tjerë të njohur u shuan papritur nga ataku në zemër. Por kjo nuk është vetëm një tragjedi personale, por një paralajmërim për kujdes dhe vetëdije. Ataku në zemër ndodh kur rrjedhja e gjakut në zemër bllokohet papritur. Pa ndërhyrje të shpejtë, dëmi mund të jetë i përhershëm. Rastet tek të rinjtë po rriten e sipas ekspertëve faktorë kryesorë janë regjimi ushqimor jo i shëndetshëm, jeta sedentare, duhani, stresi dhe predispozita gjenetike.