Pas më shumë se 30 vitesh sorollatje, 18 familje në Fier më në fund janë pajisur me certifikata pronësie për apartamentet e tyre. Një pallat 7-katësh në rrugën “Andon Doro”, i ndërtuar pas viteve ’90, rezultonte se “nuk ekzistonte” në dokumentet zyrtare, edhe pse banorët kishin kontrata noteriale, paguanin taksa, ujë dhe energji elektrike. Emisioni investigativ Fiks Fare solli në vëmendje këtë problematikë në maj 2025, duke vënë në lëvizje institucionet shtetërore. Pas verifikimeve nga Kadastra e Fierit dhe punës në terren, banorët kanë marrë më në fund dokumentet hipotekore. Një histori që tregon se këmbëngulja dhe denoncimi publik mund të sjellin zgjidhje, edhe pas dekadash pritjeje.