Gjergj Pali lindi në qytetin e Shkodrës në vitin 1957. Gjergj është i biri i Zef Palit, gazetar, poet, autori i tekstit të këngës “Luleborë” si dhe disa këngëve në repertorin e muzikës shqiptare. Gjatë fëmijërisë së tij Gjergj Pali nisi të studionte për muzikë në fillim, duke e zëvendësuar gradualisht me pas me pasionin e tij me të madh në jetë, pikturën. Ai u diplomua në vitin 1980 në Akademinë e Arteve, dhe tetë vite pas diplomimit, kur vendi ishte ende në regjimin komunist ai u largua nga Shqipëria drejt Amerikës. Gjergj Pali, ose George Pali siç njihet në Amerikë, ku jeton prej vitesh, gjithmonë e ka të panishëm Shqipërinë, kulturën, traditën në punët e tij dhe kurrë nuk i ka humbur kontaktet me kolegët dhe artistët e brezit të tij, por edhe ka krijuar kontakte dhe ura bashkëpunimi me artiste të rinj. Në vitin 1991 George Pali diplomua në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, Master në Artet e Bukura. Autore : Ledja Liku