Ignis Papaj 21 vjeç jeton në qytetin e Shkodërs. Ai jeton prej 20 vitesh te daja i tij pasi i ati i ka vdekur dhe nëna është rimaruar dhe ka krijuar familje te re. Problemi është se daja i kërkon të dalë nga shtëpia të jetojë diku tjetër edhe xhaxhai nuk e pranon të jetojë në shtëpine e tij, ndaj ai iu drejtua Fiks fare pasi është në mes të katër rrugëve. Fiksi u interesua në Bashkinë Shkodër ku drejtoresha e Shërbimit Social u zotua se do bënin të pamundurën për ta sistemuar 21 veçarin jetim.