Një ish mbretëreshë bukurie në meksikë, që u bë bashkëshortja e një bosi droge. Në thelb, kjo është historia e Emma Coronel Aispuro. Arrestimi i saj, më 22 shkurt 2021, sikur ishte paralajmëruar shtatë vite më herët, në ditën kur marinsat meksikanë shoqëruan bashkëshortin e saj në pranga, pasi e arrestuan në një apartament në Mazatlán, ku po qëndronte bashkë me vajzat e tij binjake. Brenda pak ditësh nga arrestimi i saj, në media do të qarkullonin thashethemet se 31-vjeçarja po bashkëpunonte me agjentë federalë.