Liri Prifti, 59 vjeçe nga Rrapëza e Lushnjes prej 8 vitesh jeton në gërmadhat e kësaj banese të rrënuar. Pas vdekjes së prindërve jeton e vetme. Atyre u shërbeu deri ditën që mbyllën sytë, por sot është vetë në gjendje të mjerueshme në një shtëpi pa çati, pa dysheme, pa dritare, pa tualet. Liries i dhemb më shumë braktisja. Pranë saj jeton i vëllai me një shtëpi luksoze, ndaj sot liria nuk di nga t’i kthejë sytë për ndihmë përveçse nga të tjerët.