Banorët e qytetit meksikan të Culiacánit janë mbërthyer nga frika dhe pasiguria, si pasojë e carjes së kartelit Sinaloa, që ka lënë pas gjurmë vrasjesh, zhdukjesh dhe bllokadash. Të paktën 39 persona janë vrarë vetëm në dy javët e shkuara në shtetin verior të Meksikës, Sinaloa, ndërsa fraksionet rivale të kartelit të fuqishëm vazhdojnë të përleshen mes tyre. Sekretari meksikan i Mbrojtjes Luis Cresencio Sandoval konfirmoi të martën se vdekjet përfshijnë edhe dy pjesëtarë të ushtrisë.