Në këtë podcast rrëfyes e thellësisht njerëzor, Agron Llakaj ndan me publikun historinë më të ndjeshme të jetës së tij humbjen e bashkëshortes, Kostandinës. Përmes kujtimeve, dhimbjes, dashurisë dhe forcës për të vazhduar, ai tregon se si njeriu mund të qëndrojë mes të qarës dhe të qeshurës. Një rrëfim për dashurinë që nuk shuhet, për mirënjohjen, për sakrificën dhe për misionin që mbetet: të jetosh me kujtimin, por edhe për ata që të duan. Një bisedë që prek shpirtin.