Rreth orës 13:00 të kësaj të hënë të 21 tetorit, Ilir Meta po nxitonte drejt Tiranës me automjetin e tij për tu shfaqur para mediave në një konferencë të parlajmëruar në ora 13: 40. Por në të hyrë të kryeqytetit, tek kthesa e kamzës, para automjetit të tij u shfaq një makinë që i preu rrugën. Efektivët e BKH të ndihmuar edhe nga forcat e policisë së shtetit ndalën autpomjetin e tij dhe I vunë prangat, siç dhe i shihni pamjët në video. Automjeti ku po udhëtonte ish-presidenti, po drejtohej nga Artemis Peçi, sekretar organizativ I LSI-së. ai e rrëfeu kështu momentin e arrestimit. Ilir Meta është arrestuar me urdhër të SPAK sepse akuzohet për tri vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, akuza të cilat u konfirmuan edhe nga avokati Genc Gjokutaj.