Shqipëria ka hyrë në prag epidemie për sa i përket infeksioneve respiratorë. Në institutin e shëndetit publik raportohen mbi 15 mijë raste në javë. Dhe kjo është shifra për javën e dytë të vitit ndërkohe që kurba e infektimeve është në ngjitje pasi në vendin tonë janë duke qarkulluar virusi i gripi A h1 N1 dhe Ah2 n3, virusi covid dhe viroza të shumta të cilët kanë rritur ngarkesën në spitalet e vendit si infektiv, ish sanatorium dhe shërbimin pediatrik. Gazetar: Gerald Qerimi Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj