Paralajmërimi që kreu i komisionit të ligjeve Ulsi Manja bëri një javë më parë në Top Story se do të ndërhyhet në legjislacion, me firmat e kryeministrit Edi Rama, vetë Manjës dhe Taulant Ballës sot në grupin parlamentar të Partisë Socialiste shkoi propozimi për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale. Ndryshimet përfshijnë institucionet që burojnë nga Kushtetuta tha Ulsi Manja, dhe që përbëjnë shtyllat kryesore të shtetit të së drejtës. Megjithatë në fund të fjalës së tij kryeministri Rama tha se këto ndryshime do të hyjnë në fuqi pas shqyrtimit të imunitetit të zv.kryeministres, për të cilën do të mblidhet Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve më 23 shkurt. Por për kreun e opozitës Sali Berisha ky propozimi prek të ardhmen e çdo shqiptari me integrimin.