Java e parë pas zgjedhjeve e gjen Sali Berishës në SPAK, ku do të përballet me akuzën për korrupsion pasiv në dosjen "Partizani". Vendimi u dha tetë muaj pasi palët kundërshtuan njëra-tjetrën. Avokatët e ish-kryeministrit kërkuan pushimin e çështjes, ndërsa SPAK nga ana tjetër këmbëngul se Berisha është korruptuar nga dhëndri i tij, për të nxjerrë ligje në favor të familjeve pronare të kompleksit "Partizani".