Zana Hoxha merret prej vitesh me endjen artizanale të qilimave në qytetin e Elbasanit. Ajo e ka këtë zanat trashëgim brez pas brezi nga paraardhësit e saj. Qilimat e Zana Hoxhës blihen nga shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, por edhe nga të huaj dhe ambasadorë të huaj në vendin tonë. Gjatë një vizitë në banesën e saj, ku edhe ka punishten në të cilën end qilimat, Zana Hoxha na tregoi si punon, historinë e saj, por edhe disa nga qilimatme motive moderne dhe tradicionale. Gazetar: Kristo Kote