Aksioni intensive opozitar që kulmoi me radikalizimin pas arrestimit të nënkryetarit të grupit parlamentar të PD-së Ervin Salianji, ka mbërritur në Parlamentin evropian. Një grup deputetësh të partisë demokratike zhvilluan sot një protestë ndryshe dhe të pandodhur më parë Parlamentit Evropian në Strasburg për lirimin e kryetarit të PD-së Sali Berisha dhe për deputetin Ervin Salianji. Një grup prej deputetëve patën takime me kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentit Evropian, David McAllister, ku thanë se e kishin informuar për atë që opozita e quan situatë e rëndë që po kalon Shqipëria.