Në një kohë kur Shqipëria po përballet me rënie të ndjeshme të popullsisë dhe emigrim të vazhdueshëm, administrata publike po ndjek një trajektore krejt të kundërt. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i punonjësve në sektorin shtetëror ka arritur nivelin më të lartë në mbi dy dekada, duke kapërcyer edhe shifrat e fillimviteve 2000, kur vendi kishte shumë më tepër banorë.